Top News - Italia ndihmon Shqipërinë/ Ekip mjekësor për situaten e Covid

  • 🎬 Video
  • ℹ️ Description
Italia ndihmon Shqipërinë në këto momente të vështira të përballjes me Covid19, me një ekip mjekësh dhe infermierësh që do të japin asistencën e tyre në vendin tone. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci kanë pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” delegacionin Italian, i cili do të ofrojë eksperiencën e vyer për vendin tonë.

“Kur disa muaj më parë ju gjendëm pranë Italisë mike në një moment tejet të vështirë, nuk e kishim menduar se do të na e kthenit ndihmën kaq shpejt. Ishte një gjest solidar që erdhi natyrshëm dhe jam shumë e kënaqur që sot na gjendeni pranë në një moment të vështirë për ne, ku eksperienca që ju keni fituar do të jetë mjaft e vlefshme për ne dhe për sistemin tonë shëndetësor. Kjo pandemi na ka mësuar se lufta nuk fitohet i vetëm, por vetëm me solidaritet mes vendeve”
Ambasadori i Italisë në Shqipëri deklaroi se ky shtë një gjest për një vend mik, i cili ju gjend pranë Italisë në një moment shumë të vështirë.

Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore. Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.


Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#OgertaManastirliu#FabrizioBucci#TopChannel

Download — Top News - Italia ndihmon Shqipërinë/ Ekip mjekësor për situaten e Covid

Download video
💬 Comments on the video
Author

O qelbsiraaa eraaa ju vjen edhe nga ekrani aq te qelbur sa jenii nje her dergoni ande grupe per pordh tani prei andei kendei ehh more shkerdhataa skeni moral fareee .Shum te pa shkolluar jeni prandai beni kshuu si alabakaa .

Author — Lindi Bajrami

Author

BRAVO Bravo, BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO, ITALJA

Author — Mixalis Sinas

Author

NJE DIALOG I FANTAZUAR MES RAMES, METES DHE BASHES

(Rama, me ne fund takohet me Bashen dhe Meten, ne mes te nates, ne shtepine e tij, meqe nuk e nget vete makinen. Takimi eshte shume sekret, vetem grate e tyre e dine, te cilat po bisedojne me njera-tjetren ne nje dhome tjeter.)

RAMA: Po na vjen fundi.
BASHA: Per fajin tend.
RAMA: Pse per fajin tim?
BASHA: Se doje te na i lije ne kopilin ne derre.
RAMA: Ç’kopil?
BASHA: Kopilin e sateme. Reformen ne drejtesi.
RAMA: Ate e votuam te gjithe pa perjashtim.
BASHA: Po kush e futi kopilin ne rend te dites. Kush e hodhi idene per nje reforme te re ne drejtesi?
META: Ta leme te kaluaren tani e te flasim per te ardhmen.
BASHA: Ç’te ardhme?
META: Si ta kalojme lumin pa lagur.
BASHA: Me kete kryeminister?
META: Lere tani kete muhabet.
BASHA: Ta leme se dhe ti si kryetar parlamenti doje te na i lije ne ne dere reformen e kopilit ne drejtesi duke u treguar me katolik se Papa.
META: Ate e votuam te gjithe, pa perjashtim.
RAMA: Keni ndonje mendim si te dalim pa lagur?
META: Me verdallosje. Me ç’tjeter?
RAMA: Si?
META: Siç kemi bere deri tani.
RAMA: Nuk e kupton se shumica e popullit e ka kuptuar kete loje qe po bejme prej disa vjetesh?
META: Lere popullin tani. Do ta vazhdosh deri sa te mundesh kete pune, ndryshe na pret burgu.
BASHA: Ju te dy jeni pergjegjes...
META: Auuu, ok, ne jemi. Po si do dalim?
BASHA: Une nuk shikoj rrugedalje.
META: O zot! Ç’i beme vetes!
RAMA: Se do ziheshim me njeri-tjetrin si armiq.
META: Filluat prape ju? Une kam nje mendim, te lidhemi me lindjen. Deri sa perendimi nuk na pranon, ç’te bejme tjeter? Ta fillojme me Serbine dhe Maqedonine, pastaj me turqine dhe avash-avash me Rusine. Dakord zoti kryeminister?
RAMA: Dakord. Nuk kemi ç’bejme tjeter. Amerika dhe Europa duan te na denojne. Eshte e drejta jone te mbrohemi. E vetmja frike qe kam eshte se mos delet na behen ujqer si ne 97.
META: Shumicen e deleve i kemi ne ne dore, kush po pyet per pakicen. Ok?
RAMA, BASHA: Ok, ok.
(Kjo bisede vazhdoi deri sa qielli filloi te zbardhej duke bere plane qe zgjedhjet e ardheshme t’i liheshin opozites qe kjo te sabotonte reformen ne drejtesi. Rama perseri po ia linte kopilin ne dere atyre per te dale i lare me te huajt Euro-Antllantik)

Author — Murat Shehu